Si fillohen Kontrollat Mjekësore
Pacienti duhet të marrë një rekomandim nga mjeku i familjes dhe me atë letër duhet të vijë e të caktojë një ditë e orar, të favorshëm për të. Kur të vijë për të bërë kontrollin, është e rëndësishme të theksohet se duhet të jetë esëll dhe me mjet identifikimi.
Në fillim ne regjistrojmë në regjistër emër, mbiemër, numrin e ID, nëse është në punë apo pension, emrin e mjekut të familjes. Pastaj matim parametrat, peshën, gjatësinë , belin, vithet, tensionin. Pas kësaj plotësojmë pyetësorin në sistem, ku pyetjet që i bëhen qytetarit kanë të bëjnë me mënyrën e ushqyerjes, shëndetin mendor, depresionin, stresin. Gjithashtu merren edhe të dhënat demografike të pacientit, sa vite ka në lagje ose për arsimin e tij, pyetet nëse ka sëmundje të caktuara, shqetësime ose nëse në familjen e tij është dikush me probleme shëndetësore.
Kontrolla mjekësore
Miku i shëndetit tuaj!
Paketa e kontrollit mjekësor bazë përfshin vlerësimin, këshillimin, trajtimin dhe ndjekje për faktorët e stilit të jetesës. Në bazë të këtij kontrolli pritet të mblidhn të dhëna të sakta përsa i takon konsumimit të duhanit, alkoolit, ushqyerjes, dhe deri tek niveli i stresit dhe depresionit.
Pa dyshim në Balkan Medical Grup ju do të merrni këshillat e duhura, kontrollat e duhrua, trajtimin e duhur dhe rehabilitimin e duhur.
Mjeku Familjar
identifikimi i sakt dhe udhëzimi i mjekut familjar për tek mjeku specialist është shumë e rëndësishme dhe shkurton rrugën drejt një trajtimi dhe shërimi më të shpejt.
Mjeku Specialist
Tek ne pacientët tan kontrollohen nga një kolegjium i mjekëve specialst për të përcaktuar një diagnozë më të sakt dhe për të përcaktuar një trajtim të duhur të problemit shëndetësor.